Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, reagon Rama: Shërim të shpejtë mikut tim

Aktualitet

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, reagon Rama: Shërim

Kryeministri Edi Rama ka dënuar atentatin ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit shokues ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një mik i dashur, të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, shkruan kreu i qeverisë në platformën “X”.

Kryeministri Robert Fico u qëllua disa herë me armë zjarri, një sulm i ndodhur në Handlova pas një mbledhjeje të qeverisë. Trupin e tij e kanë përshkruar disa plumba, e pohuar kjo nga qeveria në Bratislavë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Fico është aktualisht në spital, ku mjekët po përpiqen me të gjithë forcat t’i shpëtojnë jetën, por gjendja e shefit të ekzekutivit sllovak përshkruhet si kritike. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme e pohoi hapur se ky ishte një atentat i qëllimshëm ndaj jetës së kryeministrit.

Goditjet kanë qenë në stomak, krah dhe këmbë. Gazetarët, që ndodheshin në ato momente në vendngjarje për të ndjekur takimin qeveritar, thanë se pati disa të shtëna, e më pas Fico u pa teksa futej në makinë nga rojet e sigurisë, ndërsa mjeti u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka arrestuar shkrimtarin 71 vjeçar Juraj Tsintula si i dyshuari i kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT