Balluku del nga SPAK: Të zbardhet kush ka bërë abuzim të pafalshëm

Politikë

Balluku del nga SPAK: Të zbardhet kush ka bërë abuzim të

Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë pas rreth tre orësh nga ambientet e SPAK.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Balluku ka bërë me dije se është marrë në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me inceneratorin e Tiranës, si person në dijeni të hetimit.

Balluku deklaroi se drejtësia ka punën e saj dhe se e mbështet. Sipas saj, kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.

“Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur.

Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.” – tha Balluku për mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion