I mori një personi 100 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

I mori një personi 100 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Totali”, duke arrestuar një të ri të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë shtetasi S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e Alliasit, pas një kërkimi nga Policia e Elbasanit.

Ai akuzohet se më 31 prill 2024, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka mashtruar një shtetas dhe i ka marrë 100 000 euro.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Totali”.

I mori një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 100 000 euro, ndalohet 27-vjeçari.

-S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion