I mori jetën Covid-i, fizikanti i njohur shqiptar do të prehet në vendin e lindjes

Aktualitet

I mori jetën Covid-i, fizikanti i njohur shqiptar do të prehet në

Fizikanti i njohur shqiptar Artan Boriçi që ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, nesër do të përcillet në banesën e fundit. Sot janë zhvilluar homazhet dhe nderimet e fundit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Skënder Gjinushi e quan largimin e parakohshëm nga jeta të akademikut Artan Boriçi “një humbje e pazëvendësueshme për familjen, humbje shumë të rëndë për akademikët dhe humbje po aq e rëndë për bashkësinë e studiuesve fizikanë në Shqipëri dhe në një kuadër europian”.

Akademia e Shkencave thotë se në homazhet që u zhvilluan sot morën pjesë personalitete të shkencës, akademikë, përfaqësues të universiteteve të vendit, kolegë, politikanë, përfaqësues të medias e studentë.

Të ardhur grupe-grupe për shkak të kufizimeve të pandemisë, me kurora e tufa lulesh në duar, e me lot në sy, të pranishmit kanë ngushëlluar familjarët edhe akademikët, duke shprehur dhimbjen për humbjen e madhe, por edhe vlerësimin e nderimin më të thellë për shkencëtarin e talentuar që la gjurmë në shkencën shqiptare e atë europiane.

Pas këtyre homazheve të mbajtura nga Akademia e Shkencave, trupi i shkencëtarit të ndjerë Artan Boriçi nesër në orën 11.00 do të niset drejt Shkodrës, për t’u prehur në vendlindje. Artan Boriçi u nda jeta mbrëmjen e 25 marsit, në prag të 56-vjetorit të lindjes së tij (19 prill 1965) pas një beteje të javëve të fundit me Covid-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion