I mituri u plagos me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës, spitali: Zemra kishte dy çarje nga 2 cm, po trajtohet në Reanimacion

Aktualitet

I mituri u plagos me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës,

Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zemrës gjatë një sherri mes disa gjimnazistëve të tjerë në Durrës.

Spitali Rajonal i Durrësit njofton se ndaj të miturit është realizuar një ndërhyrje e vështirë, por fatmirësisht 15-vjeçari aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion