Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, policia mësyn bazat e Bajrajve, çfarë u gjet në banesën e Safet Bajrit

Aktualitet

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, policia mësyn bazat

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa në qytetin e Shkodrës si dhe në fshatrat përreth.

Burime për mediat bëjnë me dije se po kryen kontrolle në bazat e fisit të Bajrave. Një prej banesave të kontrolluara ka qenë dhe ajo e Safet Bajrit në Dobraç, “armikut”  të së shumëkërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Licit. 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në banesën e Safet Bajrit RENEA ka gjetur rreth 20 mijë euro para cash. Nuk rezulton të jenë gjetur sende të tjera.


Ky operacion ka ardhur lidhur me zbardhjen e ngjarjes së atentatit të 30 tetorit në Dobraç, ku humbi jetën vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion