Vrasja e Fatjon Bicit, dalin para Gjykatësit së Apelit autorët e dyshuar, të pranishëm dhe familjarët e viktimës

Aktualitet

Vrasja e Fatjon Bicit, dalin para Gjykatësit së Apelit autorët e

Sot në Gjykatën e Apelit mbahet seanca për autorët e dyshuar për vrasjen e të miturit Fatjon Bici pranë shkollës në Gramsh. Seanca do të zhvillohet në orën 11.00, ku i pranishëm do të jetë babai dhe familjarët e të miturit, të cilët kërkojnë drejtësi për të ndjerin. Babai i të ndjerit është shprehur se mosdrejtësia po i vret për herë të dytë të birin. Ndërsa autori i dyshuar dhe një nga bashkëpunëtoret janë lënë në arrest shtëpie, për shkak se u tejkaluan afatet e masës së sigurisë arrest me burg.

Autori Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg, ndërsa pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi. Mbi katër të miturit e marrë si të pandehur rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. 15-vjeçari Fatjon Bici ishte nisur për në shkollë, por se nuk u kthye më prej andej. Ai u vra me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe bashkëmoshtarëve.

Ngjarja e rëndë u shënua më 16 Maj 2023, vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion