I lidhur me vajzën e tyre, prindërit grekë dhunojnë 17- vjeçarin shqiptar 

Aktualitet

I lidhur me vajzën e tyre, prindërit grekë dhunojnë 17-

Një 17-vjeçar shqiptar në Spartë të Greqisë ka përjetuar momente të paimagjinueshme tmerri, pasi është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës greke dhe më pas është torturuar për gati tre orë.

Nisur nga deklarata që ka dhënë babai i 17 vjeçarit për mediat greke, djali i tij është torturuar për shkak të një marrëdhënie dashurie që ai kishte krijuar me njërën nga shoqet e klasës. Sipas të atit, prindërit e vajzës nuk e kanë miratuar marrëdhënien që dy fëmijët kishin krijuar për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Mësohet se para rrëmbimit, 17-vjeçari ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë marrë dhe e kanë futur në bagazhin e një makine.

Sipas asaj që thotë  babai i të miturit, rrëmbyesit kanë ndaluar në rrugën Areopolis, ku e kanë rrahur sërish dhe pastaj e kanë dërguar në shtëpinë e vëllait të vajzës.

Në këtë vend, për të riun shqiptar ka filluar një raund i ri torturash si nga vëllai i vajzës ashtu edhe nga prindërit e saj. Ato janë treguar të pamëshirshëm ndaj 17-vjeçarit, pasi e kanë goditur me mjete të forta, teksa pretendohet se e ëma e vajzës i ka prerë edhe fytyrën.

Avokati i të riut, shprehet se ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë si pasojë e goditjeve të forta nga torturat që i janë bërë, ndërsa nuk dihet nëse do të shërohet.

Torturat ndaj 17-vjeçarit kanë zgjatur për të paktën tre orë dhe më pas dhunuesit e kanë lënë në një pikë, ndërkohë që kanë lajmëruar nënën e tij për ta gjetur. I riu është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas njoftimit, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe torturimin e 17-vjeçarit, ndërsa nëna e vajzës, e cila akuzohet për rrahjen brutale është shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion