I kërkoi para qytetarit për mos vendosje gjobe, përjashtohet polici në Fier

Aktualitet

I kërkoi para qytetarit për mos vendosje gjobe, përjashtohet

Nje efektiv policie eshte perjashtuar nga radhet e uniformave blu pas akuzave per korrupsion.

Inspektori H.M akuzohet se ne rrugen Fier-Vajkan i ka kerkuar ryshfet nje shtetasi ne kembim te mosvendosjes se gjobes. 

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor "Fier-Vajkan", një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm

ME TE LEXUARAT