Çfarë po ndodh në Vlorë? FNSH blindon qytetin, kush është shënjestra
Lajmifundit
/
24 Dhjetor 2022, 21:59
Aktualitet

Policia e Vlorës dhe FNSH kanë “blinduar” orët e fundit qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve bëhet me dije se janë ngritur disa pika postblloku në hyrje dhe në dalje të qytetit.
Kryesisht vëmendja është përqëndruar në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” dhe në brendësi të qytetit.
Përforcimi i masave, vjen në kuadër të aksioneve për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe për ata që lëvizin me armë.
Deri më tani nuk ka detaje nëse policia ka ndaluar ndonjë person problematik.