"I kanë sekuestruar telefonin", gazetarja zbulon pse Gaz Paja u thirr në SPAK!

Aktualitet

"I kanë sekuestruar telefonin", gazetarja zbulon pse Gaz Paja u

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gazmend Paja.

Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.

Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin.

Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala në Mcn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion