I iku efektivëve nga duart/ Po kujdesej për kana'bisin i ar'matosur, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Pukë

Një 30-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia në Pukë.
I riu ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Kodërbojë, në Pukë, për goditjen e kultivimit të kanabisit, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.
Njoftimi:
Pukë / Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, pasi ishte i armatosur, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.
Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë 22.08.2026, konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.
Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim.
Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri.
Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.


