Dhunimi i avokatit/ Ndalohet organizatori, 20 mijë euro për kapjen e autorëve (EMRAT)

Aktualitet

Dhunimi i avokatit/ Ndalohet organizatori, 20 mijë euro për kapjen e

Policia e Tiranës ka zbardhur dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua në mënyrë barbare mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se tre autorët janë shtetasit Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj të tre banues në Tiranë, të cilët e kanë dhunuar autorit me sende të forta, ndërsa janë larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Romario Tabaku me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç, i cili është ndaluar nga Policia.

Sipas bluve të kryeqytetit, bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar disa familje, të cilat kanë arritur ta fitojnë gjyqin, por më pas nuk kanë rënë dakord me detyrimet që përmbante kontrata.

“Nga veprimet rezulton se Sokol Mëngjeis me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë.   

Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale” – tha Tonin Vocaj.

Autorët janë shpallur në kërkim, teksa në momentin që po jepej deklarata për mediat u dha dhe lajmi se ishte vetëdorëzuar një prej autorëve kryesorë, Dorian Aliaj.

Tonin Vocaj deklaroi se Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 20 mijë euro si shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve si dhe të organizatorit.

Sipas kreut të Policisë së Tiranës, dyshohet se autorët nuk janë paguar nga organizatori, për shkak se janë lidhje miqësie dhe krushqie me njëri-tjetrin.

Pas largimit nga vendi i ngjarjes, sipas Policisë së Tiranës, autorët janë larguar në drejtime të ndryshme, ku Romario Tabaku ka vazhduar me automjetin tip “Audi”, ndërsa tre agresorët kanë ikur në drejtim të Astirit me taksi.

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut, kur ai sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë me leva në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Avokatit iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa është futur në intubim.

Më herët doli edhe një foto e dy prej autorëve, të cilët shiheshin duke vrapuar, pasi e kishin lënë pa ndjenja avokatin, duke e goditur me leva në kokë. Siç shihet edhe në foto, agresorët kanë qenë të pamaskuar, por të veshur me kapele dhe me rroba të zeza.

Dhunimi i avokatit/ Ndalohet organizatori, 20 mijë euro për kapjen e

Dhunimi i avokatit/ Ndalohet organizatori, 20 mijë euro për kapjen e

Dhunimi i avokatit/ Ndalohet organizatori, 20 mijë euro për kapjen e

Dhunimi i avokatit/ Ndalohet organizatori, 20 mijë euro për kapjen e

 

 

ME TE LEXUARAT