Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ E mitura në lidhje me 32-vjeçarin e martuar

Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ E mitura në

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mirditë, ku 5 persona përgjuan një të mitur 15-vjeçare. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët ju ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Së bashku me familjaret i është drejtuar komisariatit të policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si prove ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese të cilët i kishin dërguar 5 personat. Referuar mesazheve ata e kanë detyruar që përmes videove shantazhese të kryente marrëdhënie seksuale me to. Ndërkohë e mitura 15-vjeçare mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë. Gjatë ditës së martë e mitura është dërguar edhe për ekzaminim mjeko-ligjor në Tiranë, ndërkohë 4 të arrestuarit në lidhje me ngjarjen Artan Kaçorri 32 , Albert Molla 27 , Ermal Tarazhi 30, Nike Lleshi 44, dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç, po mbahen në komisariatin e policisë në pritje  për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, teksa referuar provave të deritanishme prokuroria e Lezhës pritet të kërkojë "Arrest me Burg" për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion