8 viktima për 4 ditë, drejtori i Policisë Rrugore për javën e sigurisë: Kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë

Aktualitet

8 viktima për 4 ditë, drejtori i Policisë Rrugore për

Kjo javë e sigurisë rrugore ka prodhuar një bilanc tragjik me 8 viktima për 4 ditë nga aksidentet rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola përmes një postimi në rrjete sociale thotë se 17 Maj - 24 Maj 2021 është zgjedhur “UN Global Road Safety Ëeek” si java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Fushata sensibilizuese një javore, thotë ai, e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë.

 “Java 17 Maj - 24 Maj 2021 është zgjedhur “UN Global Road Safety Ëeek" Kjo është java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Fushata sensibilizuese një javore, e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë.

 Kjo nismë globale përqafohet edhe nga aktorët kryesorë të sigurisë rrugore në Shqipëri. Policia Rrugore këtë javë veç pjesëmarrjes në aktivitete, është e pranishme më shumë në zonat urbane, në lagjet e brendshme të qyteteve ku është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë. Lëvizja me 30 km/orë mundëson që rrugët të jenë më të sigurta, më të gjelbërta dhe më të jetueshme”, thotë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion