“I hyra drogës për babanë që vuan nga kanceri", shqiptari dënohet me burg në Britani pas kontrollit në...

Një shitës droge, të cilit iu gjetën deri në 14,000 £ kokainë tha se i kishte hyrë këtij biznesi me qëllim që të financonte trajtimin e kancerit të babait të tij dhe të paguante për IVF.
Oresti Kiriako, 28 vjeç, u ndalua nga policia në Cardiff më 27 prill pasi dyshimeve të lindura ndaj tij. Kur policia i kontrolloi makinën tip Hyundai, brenda saj u gjet një çantë me pluhur të bardhë dhe 130 £ të fshehura në një hapësirë të posaçme.
Ai më pas u dërgua në adresën ku banonte ku u krye një tjetër kontroll dhe u gjetën 2 mijë paund. Çelësat e një mjeti Honda u zbuluan gjithashtu dhe pas një kontrolli policia gjeti sasi të mëtejshme pluhuri të bardhë.
Në total kishte 347.6 gr kokainë që vlerësohej se kishte një vlerë rruge midis 11,120 £ dhe 14,800. Policia kapi gjithashtu dy telefona celularë, në njërin prej të cilëve kishte mesazhe në lidhje me drogën, shkruajnë mediat lokale.
Kiriako më vonë u deklarua fajtor për posedim të barnave të Klasit A me qëllim furnizimin.
Avokati Laurence Jones tha se klienti i tij ishte shqiptar, por pasaportë greke dhe me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar për tre vjet.
Ai tha se Kiriako dhe partnerja e tij jetonin në Kent por ai kishte krijuar një borxh me një bandë shqiptare e cila e “parashutoi” atë në Uellsin Jug për të shitur drogë dhe për të shlyer borxhin e tij. Në fund të procesit, shqiptari u dënua me 32 muaj burg.


