Spikerja e lajmeve rrëfen vështirësitë në televizion: Jam rrëzuar në profesion, s'dua të dështoj si prind

Showbiz

Spikerja e lajmeve rrëfen vështirësitë në televizion:

Blerta Tafani është prej 6 vitesh spikere në RTSH, duke krijuar tashmë një imazh ikonik.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka treguar fillimet në televizion dhe vështirësitë që ka hasur.

Sipas Blertës, nëse nuk ke kaluar nga terreni, atëherë nuk quhesh spikere.

 
“Unë e them me bindje që një spikere lajmesh duhet të kalojë një herë nga terreni. Është ndryshe të jesh një lexues lajmesh dhe një spiker. Një spiker duhet të kalojë nga terreni.

Në rast se ke për të lexuar je okay, ndërsa në rast se ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme e kupton vërtetë se kush është gazetarë”.

Më tej, Tafani ka zbuluar se është nënë e një vajze dhe kur bëhet fjalë për të nuk ka kompromise.


“Nëse afër gjatë 19 vitesh kam dështuar, jam rrëzuar. Të gjithë e dinë se sa e vështirë është rruga e televizionit. Në familje dhe të qënurit prind mundohem të mos dështojë asnjëherë. Njeriu ka nevojë edhe për profesionin dhe për familjen, por aty nuk ka kompromise”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion