I hoqi gjobën e Erion Veliajt, Gjykata Administrative rrëzon vendimin e KAS

Aktualitet

I hoqi gjobën e Erion Veliajt, Gjykata Administrative rrëzon vendimin

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionave, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjoba u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

Veliaj u gjobit me gjithsej 75 000 lekë me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale pas ankesës së LSI-së.

Sakaq, vendimi i KAS për ta hequr erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion