I hoqën lirinë dhe dhunuan të miturin, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Aktualitet

I hoqën lirinë dhe dhunuan të miturin, arrestohen tre të

Një 22-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë dhe kanë dhunuar një të mitur.

Ende nuk dihen shkaqet që të rinjtë të ndërmarrin këtë akt ndaj të miturit ndërsa, ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë, pasi blutë i kanë gjetur një mjet prerës.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 22 vjeç, dhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri dhe e kanë goditur me grushte. Për të miturin e dëmtuar nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi iu gjet një mjet prerës”, njoftoi sot policia.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion