I ekzekutuan djalin, kush është ish-gjyqtari që vendosi fatin e Shullazit dhe anëtarit të mafies italiane

Aktualitet
I ekzekutuan djalin, kush është ish-gjyqtari që vendosi fatin e


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, Klajdi Prendi i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Po kush është Fran Prendi?

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima  në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Klaudio Prendi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion