"Nuk e kam emëruar Mark Markun askund", Edi Rama mohon lajmin e dalë në media
Lajmifundit
/
8 Tetor 2024, 18:02
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshte raportimet mediatike se ka emeruar edagogun Mark Marku per tu marre me ndonje reforme qeveritare.
LAJM I RREMË
Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona.