I dënuar me shtatë vite burg për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
28 September 2025, 10:42
Aktualitet

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Final” në zonën e Kombinatit, ku u kap dhe u arrestua shtetasi Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari ishte i dënuar më parë me 7 vite burg për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, një vendim i formës së prerë nga gjykata.
Denis Trungu ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


