I dënuar me 17 vite burg, / Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

Aktualitet

I dënuar me 17 vite burg, / Londra dritë jeshile ekstradimit të

Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood. Në këtë dokument tregohet se  ndaj Mikel Hoxhës Interpol Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më datë 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, në ambientet e Hotel Tomorrit, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme i shkaktoi  dëmtime të rënda trupore Admir Harunit.

Si akuzë e dytë ndaj tij rëndon posedimi dhe përdorimi i një arme zjarri pa leje. Menjëherë pas ngjarjes Mikel Hoxha do të largohej nga territori i Shqipërisë dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Uellsin ku u arrestua për llogari të Interpol Tiranës një vit më parë. Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi  e gjeti fajtor për akuzat e  “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”

Disa muaj më pas në Dhjetor 2021 gjykata e atëhershme e Apelit në Durrës, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë i hoqën 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi. Gjyqtarët e Apelit Durrës, vendosën ti ndryshojnë të dënuarit, Mikel Hoxha, kualifikimin ligjor të veprës penale nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.

Prokuroria për këtë rast ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dënimin e Mikel Hoxhës me 17 vite burgim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion