I dënuar me 10 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e "Eskobarit të Ballkanit", Klemend Balili

Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që në vitin 2019 e dënoi atë përfundimisht me 10 vite burg, shkruan A2 CNN. Treshja gjykuese Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e morën parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Ky i fundit u dënua në 17 tetor 2019 përfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “pastrim të parave”.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.

Operacioni për goditjen e grupit të Balilit u zhvillua në muajin maj të vitit 2016, operacion qe u shtri në Greqi dhe Belgjikë. Në atë kohë Balili i shpëtoi arrestimit, por u vetëdorëzua pas tre vitesh arrati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion