Aksidenti me një viktimë dhe dy të lënduar në Pogradec, policia arreston drejtuesin e një prej mjeteve

Aktualitet

Aksidenti me një viktimë dhe dy të lënduar në Pogradec,

Policia ka arrestuar drejtuesin e një prej mjeteve, që u përfshinë dje në një aksident rrugor në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku viktimë mbeti Martin Kastrioti, ndërsa dy të tjerë u lënduan.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën shtetasi M. K., informojmë se në përfundim të veprimeve hetimore, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion