I dehur në timon përplasi për vdekje me makinë 24-vjeçaren në Prrenjas, Gjykata lë në burg Jetmir Dacin

Aktualitet

I dehur në timon përplasi për vdekje me makinë

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Jetmir Dacit, i cili akuzohet se përplasi me makinë për vdekje Eneida Pishkashin dhe plagosi familjen e saj. Ai rezultoi i dehur në timon teksa u përfshi në një aksident në Prrenjas.

24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma.

Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.

Si ndodhi aksidenti tragjik?
Mesdita e 9 prillit do të rezultonte tragjike për një familje 6 anëtarëshe në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pas 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja. Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 familjarë të tjerë të saj.

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion