I dehur dhe i armatosur, arrestohet 46-vjeçari nga Burreli

Aktualitet

I dehur dhe i armatosur, arrestohet 46-vjeçari nga Burreli

Policia e Matit ka vënë në pranga një 46-vjeçar i cili qarkullonte me  automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri pushkë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkwagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion