"I dashuri zbuloi mesazhet, ngriti kurth", montuesi i kamerave nga Bilishti u dhunua pasi erdhi të takonte vajzën në Tiranë

Aktualitet

"I dashuri zbuloi mesazhet, ngriti kurth", montuesi i kamerave nga

Gjetja e Rigels Kasos nga Bilishti, dje ne Tirane ne gjendje te rende pasi ishte dhunuar fizikisht, u duk nje ngjarje e cuditshme dhe e pakuptime jo vetem per qytetaret por edhe per policine.

Ai rezulton se ka qene duke folur e duke ngacmuar nje vajze nga Tirana, pa e ditur se ne fakt, po fliste me te dashurin e saj i cili ka menduar qe ti krijoje nje gracke 42-vjecarit nga Bilishti, duke i lene takim ne Tirane. 

Policia njoftoi dje:

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

"I dashuri zbuloi mesazhet, ngriti kurth", montuesi i kamerave nga

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nderkohe qe nje dite pas ngjarjes, autori eshte identifikuar e shpallur ne kerkim: 

Diten e sotme, policia njoftoi:

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën "Sokrat Miho", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Policia tha se autori i cili eshte identifikuar si Bajram Gjeleshi, ka lexua mesazhet dhe komunikimet e tyre dhe ka pritur ne Tirane 42-vjecarin nga Bilishti duke e dhunuar ate ne vendin ku kishte lene takimin.

Autori i ngjarjes eshte larguar ndersa i demtuari u gjet dje ne gjendje te rende shendetesore dhe u dergua ne spital.

Policia mori ne pyetje dhjetera deshmitare ne Bilisht dhe ne Tirane nderkohe qe kontrolloi edhe komunikimet e 42 vjecarit qe merrej me montim te sistemeve te vezhgimit me kamera. 

Policia njoftoi se i demtuari i ngjarjes, kishte ardhur ne kryeqytet per tu takuar me vajzen me te cilen komunikonte prej disa kohesh ne rrjetet sociale.

Ai eshte udhezuar me ane te mesazheve per vendin e takimit, pa e ditur ne fakt se po lexonte mesazhet qe i dergonte i dashuri i vajzes te cilen po e ngacmonte ne rrjetet sociale. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion