I biri u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës, babai i 15-vjeçarit: Nuk e di si do të reagojmë, jeta e djalit…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mes gjimnazistëve në Durrës.
Një i mitur është plagosur, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka humbje gjaku.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i mituri i plagosur është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”. Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.
Drejtoresha e shkollës shprehet se nuk mund të flasë pasi çështja është nën hetim, por sherri ka ndodhur jashtë shkollës.
Babai i të miturit të plagosur dhe familjarë të tjerë nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e rëndë.
“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani.”, u shpreh për TCH, jashtë mikrofonit, ai.
Klima e të fortit dhe dhuna mes të miturve një problem në rritje që duhet adresuar nga institucionet, sipas familjarëve.


