I bënë pritë me sende të forta një person, arrestohet 22-vjeçari në Durrës
Lajmifundit
/
15 February 2025, 15:24
Aktualitet

Një 22 vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje. Sipas policisë, i riu, së bashku me të vëllanë, kanë goditur me sende të forta një person në gusht të vitit 2023 duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”. Vijon puna për kapjen e të vëllait që është ende në kërkim.


