Përfshihet nga flakët një furgon në Rrugën e Kombit
Lajmifundit
/
15 February 2025, 15:10
Aktualitet

Një furgon është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Morinë.
Mjeti ishte ngarkuar me vegla muzikore dhe drejtuesi ka arritur të dalë pa marrë lëndime sapo ka konstatuar flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi furgonin ndërsa zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.


