I bënë pritë dhe hapën zjarr ndaj familjes Prendi në Bushat, GJKKO lë në burg Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Gjykata e Posaçme u ka komunikuar masën e sigurë “arrest në burg” Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, të cilët dyshohen si të përfshirë në ngjarjen e 23 gushtit të vitit të kaluar në Rranxë të Bushatit në Shkodër.
Sipas SPAK-ut, Sakica dhe Troshani në bashkpunim me Franko Lekën që vijon të jëtë në kërkim, si dhe me disa persona të kanë organizuar një sulm me armë në drejtim të Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.
Në momentin kur personat e dyshuar dhe të armatosur janë afruar me mjete të blinduara në drejtim të banesës së familjes Prendi, kanë rënë pre e një atentati, që SPAK-u thotë0 se ishte përgatitur nga vetë Aleksandër Prendi.
Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve.


