I akuzuar për përfshirje në grup kriminal, prokurori i Vlorës: SPAK nuk është thelluar në hetim

Aktualitet

I akuzuar për përfshirje në grup kriminal, prokurori i

Këtë të dielë në Gjykatën e Posaçme do të jepet vendimi për 28 të arrestuarit të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të narkotikëve.

Mes të arrestuarve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Burime bëjnë me dije se prokurori Sota para grupit gjyqësor ka theksuar se SPAK nuk është thelluar në hetim.

“Janë përmendur prokurore me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”, mësohet të jetë shprehur Sota.

Ndërkohë në dosjen hetimore të siguruar mësohet se prokurori kishte lidhje dhe ishte shok me kreun e grupit kriminal  Ilirjan Ducellari (Zaimi), të cilin e ka ndihmuar që të eliminonte problemet me drejtësinë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion