"Ia paguante ‘Lani'”, prokurori Sota e mohon në GJKKO lidhjen me trafikantin: Në Vlorë jetoj në shtëpinë e vëllait

Aktualitet

"Ia paguante ‘Lani'”, prokurori Sota e mohon në GJKKO

Përfundon seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 28 personave te venë nën akuzë për trafikun e drogës drejt Italisë.

SPAK i ka kerkuar gjykatës masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ burg për 24 persona dhe ‘Arrest shtëpie’, për 4 të tjerët mes të cileve dhe prokurori Sota.

Ky i fundit përpra gjykatës ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendimet e dëshmitarëve.

Përprara togave të zeza të GJKKO-së ai është shprehur se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e përfshirë në trafik.

Përsa i përket banesës me qira, ai pretendon se në Vlorë jeton në banesën e vëllait te tij dhe në asnjë vend tjetër.

Gjithshtu ai është shprehur se jeton mes Krujës, Lushnjës  dhe Vlorës dhe se në qytetin bregdetar shkon ventem kur është i gatshëm

Sipas dosjes hetimore, janë dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, skafistët e penduae që kanë rrëfyer fakte e prova që kompromentojnë prokurorin e Vlorës Maksim Sota.

Donial Drolli, i cili pas arrestimit në Itali është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka treguar se kreu i bandës kriminale të trafikut të drogës, Ilirjan Zaimi alias Duçollari i kishte siguruar prokurorit shtëpi me qira jashtë Shqipërisë ku ai qëndronte me bashkëshorten e fëmijët.

Sipas Drollit, prokurori kishte dijeni që “Lani” (Ilirjan Zaimi alias Duçollari) ishte i përfshirë në trafik droge e pavarësisht këtij fakti prokurori ka qëndruar në këtë banesë që paguhej nga Durçellari.

Kundër prokurorit ka folur dhe i penduari tjetër i drejtësisë, Mariglen Shusha.

Sipas tij, prokurori bisedonte me “Lanin” për probleme të ndryshme që ai kishte me drejtësinë dhe instituicionet shqiptare.

Ai mësohet se ka rrëfyer që prokurori Maksim Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Bazuar në këto dëshmi, SPAK ka ngritur akuzën e “shpërdorim detyre” ndaj Maksim Sotës dhe gjykata ka caktuar “arrest në shtëpi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion