I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, dëshmojnë dhe familjarët e Edmond Haxhisë: S’e dimë ku ndodhet

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para
Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Prej muajsh, në sallën e gjyqit janë thirrur për të dëshmuar të afërm të të dyja palëve, ndërsa seanca e sotme solli dëshmitë e nënës së Edmond Haxhisë dhe të afërmes së tij.

Të dyja dëshmitaret kanë deklaruar se Edmond Haxhia kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar, si dhe për të plotësuar dokumentacionin për udhëtimin drejt Anglisë, ku ndodhej bashkëshortja e tij.

Nëna e Edmondit ka pohuar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e djalit të saj. Gjatë dëshmisë ajo është shfaqur e rënduar emocionalisht dhe në disa momente ka kërkuar mbështetje nga avokati Cakrani.

Në përfundim të seancës, prokurori kërkoi thirrjen e një dëshmitari të ri, ndërsa avokati i mbrojtjes, Cakrani, rikërkoi paraqitjen në gjykatë të ish-bashkëshortes së Edmond Haxhisë.

Seanca e radhës është caktuar për në 17 nëntor.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT