Vodhën çantën me para tek berberi, arrestohen tre të rinjtë në Shkodër!

Aktualitet

Vodhën çantën me para tek berberi, arrestohen tre të

Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar në Shkodër pasi kanë vjedhur çantë me para dhe sende personale.

Mësohet se paratë 2 të miturit së bashku me 20-vjeçarin  i vodhën një pronari të një berberane.

"Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion