Humbi të atin, 12-vjeçari në Pogradec braktis shkollën për të ndihmuar të ëmën: I çoj lekë për bukë!

Aktualitet

Humbi të atin, 12-vjeçari në Pogradec braktis shkollën

Zgjohet çdo mëngjes për të shitur lajthi për të siguruar të ardhura për familjen e tij! Kjo është historia e trishtë e Blerimit, i cili është detyruar të braktisë shkollën çdo ditë që familjes së tij mos t’i mungojë kafshata e gojës. Është vetëm 12 vjeç dhe është detyruar të marrë rolin e burrit të shtëpisë.

Humbi të atin, 12-vjeçari në Pogradec braktis shkollën

Sot në Pogradec. Një djalë i vogël hyn në lokal, mbante qeska me lajthi në dorë.

Nuk bezdiste. Thjesht afrohej afër njerëzve. Ata që donin, kërkonin vet. Nuk lodhej për të reklamuar produktin e tij. U afrua tek unë.

Nuk je sot në shkollë?

-U zgjova vonë - më thotë gënjeshtrën e bardhë që unë ta kuptoja.

Po sa vjeç je?

-12 vjeç.

Shkon në shkollë vërtet?

-Shkoj por kur shes lajthi.

Po kur nuk shet?

-Dal të shes, t'i çoj mamit lek për bukë.

Po mami nuk punon?

-Punon kamariere.

Po babi?

-Babi më ka vdekur

Sa kohë ke që shet lajthi?

-2 vite.

Po pse shet lajthi e nuk shkon të mësosh?

-Sepse jam burri i shtëpisë. Unë duhet të mbaj familjen.

Çfarë do bëhesh kur të rritesh?

-Asgjë. Do ngelem burri i shtëpisë.

E dashke mamin shumë atëherë.

-E dua. Shumë. Po ti s'do blesh lajthi?

Jo nuk dua se është mëngjes por lekët po ti jap.

-Jo, nuk t'i marr lekët po nuk i more lajthitë.

Të të bëj një foto?

-Bëje por mos ma nxirr fytyrën

Pse mo?

-Se tallen shokët.

Të tallin që shet lajthi?

-Tallen per shumë gjëra.

Po ti nuk mërzitesh?

-Unë mërzitem vetëm kur nuk shes.

Nuk i mori lekët, as unë lajthitë. Mu duk sikur më mori ditën. Më tërhoqi. I vogël dhe i madh. Shpirtin e çiltër e forcën prej burri. 12 vjeç. Burrë shtëpie!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion