Drogë, kallashnikov dhe armë gjahu, arrestohet adoleshenti në Malësinë e Madhe

Aktualitet

Drogë, kallashnikov dhe armë gjahu, arrestohet adoleshenti në

Një 17-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, ndërsa një 16-vjeçar është vënë nën hetim. Dy adoleshentët akuzohen për posedim armësh, lëndësh narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe vunë në pranga një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion