Humbi jetën në aksident në Shkodër, publikohet foto e 21-vjeçarit, ishte pjesë e Policisë së Burgjeve

Aktualitet

Humbi jetën në aksident në Shkodër, publikohet foto e

Aksidenti me pasojë vdekjen qe u shënua mbrëmjen e djeshme (12 dhjetor) në aksin rrugor "Koplik-Dedaj", kishte si te demtuar 21-vjeçarin Gjeto Gjonaj.

I riu humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti doli nga rruga dhe nga plagët e marra ai ndërroi jetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me këtë lajm tragjik duke zbuluar se Gjeto Gjonaj, ishte pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

'Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë. Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjet!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion