“Mësuesja mbrojti nipin tim, rrezikoi jetën”, rrëfimi i xhaxhait të 17-vjeçarit që u plagos me thikë

Aktualitet

“Mësuesja mbrojti nipin tim, rrezikoi jetën”, rrëfimi

Xhaxhai i 17-vjeçarit që u plagos me thikë në Cakran, Bexhet Xhafaj, thotë se nipi i tij nuk ka qenë asnjë herë konfliktual.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, Xhafaj u shpreh se i mituri sapo ka dalë nga ndërhyrja kirurgjikale dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sa ka dalë nga operimi, kishte marrë plagë në krahun e majtë, në sup, mendoj se ka dashur ta godasë në zemër. Falenderojmë Zotin që nuk e ka goditur në organe jetësore”.

Ai thotë se një mësuese ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

“Mirë që nuk mori ndonjë thikë dhe ajo. E falënderoj shumë për gjestin”, shprehet ai, ndërsa duke treguar për komunikimin me vëllanë, babanë e djalit, thotë se sherri ka nisur pasi autori shpërndau foto të djalit të Snapchat për ta tallur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion