Humbi jetën gjatë aksidentit me motor, 45-vjeçari njihej si “Xubi” i Yzberishtit, e shkuara e errët e tij

Aktualitet

Humbi jetën gjatë aksidentit me motor, 45-vjeçari njihej si

Zbardhet identiteti i të ndjerit që humbi sot jetën pas një aksidenti që ndodhi në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishtit në Tiranë. 

I ndjeri është Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit. Viktima ka qenë duke qarkulluar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.

Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja ndodhi vetëm 100 metra larg fabrikës në vitin 1998.

Krimi u krye ndërkohë që Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka.

Njoftimi i plotë 

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motor me drejtues F. A.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motor shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT