“Shpërtheu në kritika pasi nuk do jetë në listën e sigurt të PS-së”, Braçe reagon pas komenteve në rrjet

Politikë

“Shpërtheu në kritika pasi nuk do jetë në listën

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmeve se “u tërbua” dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shkak se nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se nuk ka luftuar për karrige, por për njerëzit dhe në këtë rast, konkretisht për bujqësinë.

“Unë i tërbuar për listën? Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë vetja, unë, karriera, karrigia ime, po ka qenë puna ime si shërbim ndaj njerëzve për vite me radhë.

Fshati, bujqësia, populli i fshatit e bujqësisë, puna e tyre, prodhimi i tyre, ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit ku ajo është pjesë jetike. Ky është tërbimi im dhe arsyeja e tij. Mbi të gjitha kur më gënjejnë”, shprehet socialisti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion