Humbën jetën në aksident në Lezhë, 52-vjeçari shërbente si shef shëndetësie në burg! E bija 20-vjeçare studionte për Mjekësi

Aktualitet

Humbën jetën në aksident në Lezhë, 52-vjeçari

Detaje të reja janë bërë publike nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lezhë, ku humbën jetën babë e bijë, Anton dhe Bora Keçi.

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, ku bën me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, ndërsa vajza e tij 20-vjeçare ishte studente në vitin e dytë të Fakultetit të Mjekësisë, duke ndjekur të njëjtën rrugë profesionale si i ati.

Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti ndodhi më 25 prill 2026, në orët e mbrëmjes, në aksin Lezhë-Gjadër, në vendin e quajtur Gocaj, ku automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke u marrë jetën të dyve.

“Dr. Anton Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në reagim.

Institucioni shprehu ngushëllime për familjarët, ndërsa theksoi se pranë dhimbjes së madhe mbeten bashkëshortja dhe djali i viktimës.

Mësohet se babë e bijë punonin gjithashtu me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion