Humb vula e KZAZ në një fshat të Gjirokastrës, nisin hetimet

Aktualitet

Humb vula e KZAZ në një fshat të Gjirokastrës, nisin hetimet

Humb vula e KZAZ-së në fshatin Bularat. Sipas njoftimit, shtetasi Th. K., 36 vjeç, sekretar i qendrës së KZAZ-së në zonë, ka kallëzuar ngjarjen e datës 21 prill, rreth orës 20:30.

Ngjarja po hetohet nga specialistët për hetimin e krimeve të Stacionit të Shërbimit të Dropullit-Libohovë, ndërsa materialet procedurale janë referuar gjykatës për trajtimin e mëtejshëm ligjor.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së.

Vijojnë hetimet për rastin", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion