Hoxha: Rama është bërë si Zeusi / Rrethanat e reja për zëvendësen që mbron kryeministri dhe përplasja Balluku-Agasi

Aktualitet

Hoxha: Rama është bërë si Zeusi / Rrethanat e reja për

Gazetari Artan Hoxha, teksa po fliste për arrestimin e Ergys Agasit, komentoi edhe raportin që ai ka pasur me ish zëvendës kryeministren dhe ish ministres Belinda Balluku.

Në intervistën për emisionin “Kjo Javë” në News24, ai theksoi se nuk kanë qenë as rivalë, por as bashkëpunëtorë.

''Unë nuk di asnjëherë që ata të kenë qenë aleatë, nuk di që kenë qenë bashkëpunëtorë, por kanë pasur një lloj dualiteti, por nuk kanë qenë armiq, nuk kanë shkuar në atë suazën e të qenurit armiq, sepse nuk ka qenë e nevojshme dhe, duke ditur secili se ku i buronte pushteti, është përpjekur që brenda asaj pjesës së vet të bëjë punën e vet. Sigurisht që, në rastin konkret, me largimin e Agasit, me daljen e tij nga skena, ai që ngelet në lojë i përforcon pozitat e veta, por në fund të fundit, mbretërimi i Agasit duket sikur ka aq, shkoi diku tek 7-8 vjet, siç e kanë koordinatorët e botës së nëndheshme. Ai gëzon shëndet, është moshë e re, ndaj mos të na çudisin që të ketë ndonjë gjë nga ana shëndetësore. Ai e kishte shansin, edhe pse të minimizuar, për të bërë diçka. Pra, nga ai moment i arrestimit, njerëzit e pushtetit të lartë janë mbushur me frymë thellë, kanë hequr një siklet të madh nga vetja.”, tha ai.

Ai e cilësoi kryeministrin si “Zeusi”, duke theksuar se emrat e tillë si Balluku, Agasi dhe të tjerë të çojnë te ai. Sipas tij, Rama është personi që vendos për gjithçka, por nuk preket.

“Pse në të gjithë këtë aferë të madhe korrupsioni, përqendrohesh te Igli Tare. Një vilë është ajo. Deri në ç’nivel është përfshirja. Është çështje që do ta shohim në proces. Por të shpërqendrosh vëmendjen nga ajo që është halli i vërtetë. Balluku ku na çon? Te Edi Rama. Agasi te Edi Rama. Ne kërkojmë këta që na çojnë te Rama sepse ai drejton fijet. Është njeriu që në këtë vend është bërë si Zeusi, çdo gjë vendoset prej tij. E dinë fare qartë se mbi këta është kreu i organizatës, dhe nuk preket. Bëhet pis çdo kush rreth e rrotull dhe ai jo.”, shtoi Hoxha.

Duke u ndalur te dosja e Ballukut, ai theksoi se Igli Tare është bërë “kokë turku” për shoë, për shkak se korrupsioni i ish zëvendës kryeministres nuk lidhet me një vilë. Ai theksoi se ka rrethana të reja për Ballukun, të cilat bëjnë që Rama, të vazhdojë ta mbrojë atë politikisht nga drejtësia.

''Zoti Rama e ka mbrojtur Ballukun si askënd tjetër më parë. Ka rrethana të tjera, që është shpejt t’i themi, dhe që e bëjnë Ramën ta mbronte Ballukun”, shtoi ai./Ballkan

ME TE LEXUARAT