Tragjedia në Kelmend / Ky është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën në Malësinë e Madhe (EMRI)

Aktualitet

Tragjedia në Kelmend / Ky është alpinisti 40-vjeçar

Florian Sini, është alpinisti 40-vjeçar, i cili humbi jetën këtë të shtunë pasi ra në një humnerë në zonën e Lëpushës, në Kelmend.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, kur autoritetet janë njoftuar se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia.

“Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion