Hoxha ngre alarmin: Kjo drogë e re është më e rrezikshme se kokaina, po vret të rinjtë

Aktualitet

Hoxha ngre alarmin: Kjo drogë e re është më e rrezikshme se

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur alarmin se në Shqipëri po përhapet fenomeni problematik i trafikimit dhe përdorimit të dograve sintetike.

Gazetari Hoxha deklaroi se këto lloj drogash janë më të rrezikshme se ato natyrale dhe po vrasin gjithnjë e më shumë të rinj. Hoxha tha se për shkak se shiten lirë, ato shpërndahen gjerësisht jo vetëm nëpër gjimnaze, por edhe nëpër shkolla 9-vjeçare.

“Fenomeni problematik që ka Shqipëria sot është trafikimi dhe rritja e përdoruesve të drogave sintetike. Janë vrasëse. Problemi më i madh nuk janë drograt natyrale, kjo e reja ka një problem tjetër. Ketanima, fentanili është i frikshëm MDA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjitha këto, drograt sintetike në Shqipëri nuk kanë qenë kulturë, kanë ardhur nga Kosova. Përdoren gjatë gjithë sezonit turistik dhe gjatë festave. Ato janë shkatërruese. Ti me një kokërr ekstazi mund të shkosh edhe 72 orë pa pushim.

Janë shumë të lira në treg kto, stimuluesi i kalit, e kanë efektshmërinë 100 herë më të lartë se heroina. Numri i vdekjeve vjet ishte i frikshëm, më i lartë se i të vrarëve. Trafikantët po synojnë moshat e reja, edhe te 9-vjeçaret. Përdorimi i saj në organizmin e të rinjve, është shkatërrues. Imagjinoni në një vend si Shqipëria, kontrolli nga Kosova është lehtësisht i kalueshëm”-u shpreh Hoxha per Top Channel.

ME TE LEXUARAT