Policia i kthen qytetares portofolin me para, e humbi në Durrës

Aktualitet

Policia i kthen qytetares portofolin me para, e humbi në Durrës

Policia i ktheu portofolin me para dhe dokumente personale nje qytetareje ne Durres.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetaseje, portofolin që i kishte humbur në rrugë.

Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen nr. 13 Durrës, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin, në Stacionin e Policisë, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar me shtetasen të cilës i kishte humbur portofoli.

Kjo shtetase është paraqitur në Stacionin e Policisë dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion