Historia e TRISHTË: Ana shkoi në Vlorë për të festuar fejesën, por nuk u kthye më në shtëpi

Aktualitet

Historia e TRISHTË: Ana shkoi në Vlorë për të festuar

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja që pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit si pasojë e zjarrit në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërroi jetë në një spital në Turqi

E reja, e cila jetonte në Durrës, u përcoll sot për në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë, mes dhimbjes dhe pikëllimit për humbjen e saj.

Ana kishte udhëtuar drejt Vlorës së bashku me të fejuarin e saj, Arnaldon, për të festuar ditën e parë zyrtare pas fejesës. Ajo që duhej të ishte një arratisje e bukur për çiftin u kthye në një tragjedi mëngjesin e 16 gushtit, kur hoteli në zonën e Lungomares u përfshi nga flakët.

Zjarri i detyroi pushuesit të kërkonin me çdo kusht një rrugëdalje. Në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit, disa prej tyre u detyruan të hidhen edhe nga ballkonet e godinës.

Ana Dyrmishi u dërgua fillimisht për trajtim mjekësor në Shqipëri, ndërsa më pas, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, u transferua në Turqi për të marrë një trajtim më të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 25-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Në të njëjtën ngjarje u plagos rëndë edhe i fejuari i saj. Arnaldoni pësoi djegie në rreth 35% të trupit dhe, sipas familjarëve, është dërguar në Itali për të vijuar trajtimin e specializuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion