Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e Ballës dërguar komisionit hetimor

Aktualitet

Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e

     Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS duke theksuar se informacionet që disponon janë sekret hetimor dhe për pasojë kërkon nga deputetët e komisionit që të jenë të pajisur me certifikatë sigurie.

“Gjithashtu rezulton se çështja TIMS është objekt hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e për pasojë, të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër”, thuhet në shkresën dërguar nga ministri i Brendshëm në Kuvend.

Demokratët kërkojnë që Balla ketë kërkesë ta bëjë nën betim dhe përpara Komisionit.

Po ashtu anëtaret e komisionit të opozitës, kanë deklaruar se për ato pyetje që cilësohen sekret hetimor Balla mund te mos përgjigjet, pasi ata do i bëjnë pyetje vetëm për pyetje që nuk janë sekret hetimor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion